aboutsummaryrefslogtreecommitdiffstats
path: root/dist/description/description-sq.txt
blob: a60c5249342110e0f64473a05590fc5274f63fde (plain)
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
Një bllokues efikas: me impakt të vogël te memorja dhe procesori, por mund të hapë dhe të zbatojë mijëra filtra më shumë sesa bllokuesit e tjerë të njohur.

Përmbledhje e ilustruar e efikasitetit të tij: https://github.com/gorhill/uBlock/wiki/uBlock-vs.-ABP:-efficiency-compared

Përdorimi: Çelësi i komandimit te dritarja e vogël e bën uBlock përherë joaktiv/aktiv për uebsajtin aktual. Ai vlen vetëm për uebsajtin aktual, nuk është një çelës i përgjithshëm.

***

Është fleksibël dhe jo thjesht një "bllokues reklamash": mund të lexojë dhe të krijojë filtra nga skedat "hosts".

Filtrat e listuar këtu hapen dhe zbatohen pas instalimit:

- EasyList
- Peter Lowe’s Ad server list
- EasyPrivacy
- Malware domains

Po të doni, ka edhe shumë lista të tjera të gatshme:

- Fanboy’s Enhanced Tracking List
- Dan Pollock’s hosts file
- hpHosts’s Ad and tracking servers
- MVPS HOSTS
- Spam404
- Dhe shumë të tjera

Sigurisht që sa më shumë filtra të aktivizoni, aq më i madh do të jetë impakti te memorja. Edhe sikur të shtoni dy listat e tjera të Fanboy, hpHosts’s Ad and tracking servers, uBlock përsëri ka impakt më të ulët te memorja sesa bllokuesit e tjerë shumë të njohur.

Por, kujdes, sepse duke përzgjedhur disa prej këtyre listave, gjasat që faqet të shfaqin probleme do të jenë më të mëdha -- sidomos listat që normalisht përdoren si skeda "hosts".

***

Pa listat e programuara, ky program nuk ka asnjë vlerë. Prandaj, po të doni të kontribuoni diçka, mendoni pak për njerëzit që punojnë fort për mirëmbajtjen e listave me filtra që po përdorni, të cilat na ofrohen të gjithëve pa pagesë.

***

Falas.
Material i hapur me licencë publike (GPLv3)
Krijuar nga përdoruesit për përdoruesit.

Kontributorët @ Github: https://github.com/gorhill/uBlock/graphs/contributors
Kontributorët @ Crowdin: https://crowdin.net/project/ublock

***

Kur bëni vlerësimin e programit, mos harroni se ky është një version paraprak.

Ditari i projektit:
https://github.com/gorhill/uBlock/releases